LAJME

Me Gjilanin, PDK partia më e pushtetshme në Kosovë, në të gjitha komunat bashkëqeverisë

Sot është arritur marrëveshja ndërmjet PDK-së dhe Vetëvendosjes në Komunën e Gjilanit për të bashkëqeverisur. Pas kësaj marrëveshje, zyrtarisht PDK ka më së shumti pushtet në nivel vendi, sa i përket pushtetit lokal i cili praktikisht është edhe pushteti faktik në Kosovë.

Përpos komunave si Ferizaj, Mitrovicë dhe Prizren të cilat i ka fituar, PDK është në koalicione bashkëqeverisëse edhe në Prishtinë, Pejë, Gjakovë e tani edhe në Gjilan. Poashtu PDK bashkëqeverisë edhe në dy komuna tjera mjaft me rëndësi si Podujeva e Theranda, duke mos harruar edhe Vitinë e disa komuna të tjera.

Kështu, PDK momentalisht ka pushtetin më të madh në Kosovë. Drejtoritë të cilat do t’i takojnë PDK-së në Gjilan janë; Drejtoria e Financave, Zhvillimit Ekonomik, Shëndetësisë dhe Bujqësisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close