LAJME

Marrëveshja afër finalizimit: Thirret sot seanca, PDK merr katër drejtori dhe nënkryetarin ose kryesuesin

Dje ishte caktuar seanca për zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit Komunal. Por, ende nuk ishte arritur marrëveshja e bashkëqeverisjes ndërmjet PDK-së dhe Vetëvendosjes në Gjilan.

Burimet e sigurta të Gjilani SOT tregojnë se negociatat kanë nisur nga ora 10:00 ndërmjet këtyre dy partive dhe marrëveshja është shumë afër. Gjilani SOT ka zbuluar se PDK do t’i marr katër drejtori dhe kryesuesin ose nënkryetarin e Komunës së Gjilanit. Ditë më parë këto dy subjekte i kanë harmonizuar programet dhe parimet dhe nuk kanë pas ndonjë mosmarrëveshje në këtë drejtim.

Poashtu, sot në ora 15:00 është thirrur seanca për zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit Komunal. Kështu tregojnë burimet tona të mirëinformuara me procesin.

Poashtu, gjatë ditës së sotme do u ofrojmë më shumë detaje për marrëveshjen potenciale ndërmjet VV-sv dhe PDK-së. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close