LAJME

Terr gjithandej, lagje të caktuara të Gjilanit deri në 24 orë pa rrymë

Lagje të caktuara, por edhe fshatra të caktuara të Qytetit të Gjilanit kanë pasur mungesë të energjisë elektrike nga dita e djeshme, respektivisht nga ora 14:00 e 16:00 e deri më sot. Disa qytetarë shprehen se nuk kanë pasur rrymë 18 orë, disa 20 e disa 24 orë.

Gjilan – Plaku 65 vjeçar që endej nga zori nëpër parkun e qytetit po ofshante nga pezmi se kishte gjashtë orë që nuk kishte rrymë në shtëpi. Dola me ecë dhe me nxe trupin se ftohtë në shtëpi. Albin bir hapi sytë se na more në qafë shprehet Ramadani pensionist.

Fatin e pensionistit Ramadan e kanë edhe shumë të tjerë të cilët nga halli dhe zori dalin dhe shëtisin nëpër qendër të qytetit si ngushëllim i vetëm për ta mposhtur të ftohtin.

“Dola me ecë dhe me nxe trupin se ftohtë në shtëpi. Albin bir hapi sytë se na more në qafë shprehet” Ramadani pensionist.

Edhe, Murati mësues mendon se kjo që po ndodhë me qytetarët dhe me mungesën e rrymës vërtet është krim institucional. “Albin Kurti i ka votat edhe për atë e kemi votue me qejf, ama ky djalë nuk ish për menaxhim e politikë, ky le të shkon le të lexon diku najë bibliotekë se po i mungon guximi me marrë vendime. Pse nuk po e shkarkon drejtorin e KEDS-it..po frikësohet po” shprehet ky mësues./rajonipress/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close