LAJME

S’ka rrymë, Arbëria në kaos energjetik, edhe kur ka rrymë nxemjet s’po funksionojnë

Nuk dihet se a është situata e njëjtë në të gjithë qytetin, por ankesa të shumta për mungesë të energjisë elektrime kanë ardhur nga banorët e lagjes Arbëria.

Burimet e Gjilani SOT tregojnë se gjatë ditës së djeshme rryma është ndalur në ora 16:30 në mbrëmje dhe ka ardhur në 19:30. Në disa pjesë të lagjes ka ardhur tek pas orës 20:00. Posshtu, menjëherë në ora 10:30 është ndalur përsëri dhe deri më tani ende s’ka rrymë. Edhe në vende ku ka pasur pas orës 11:30 të natës, prapë nxemjet apo sistemi i ngrohjes nuk ka funksionuar.

Tani në mëngjes, një pjesë e madhe e lagjes janë pa rrymë ndërsa një pjesë po funksionojnë me një fazë.

Një banor në kushte anonimiteti ka folur për Gjilani SOT duke treguar se në korridor ka pasur rrymë ndërsa në sallon jo. Poashtu ai tregon se nxemja dhe televizori nuk kanë funksionuar.
Nëse vazhdohet me këtë gjendje protestat janë të pashmangshme ka thënë banori i lagjes Arbëria.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close