LAJME

Buxheti i Kurtit për Gjilanin sa çmimi i veturës së Vali Corleones

Shumëkush kishte pritur se kryeministri Albin Kurti do ta kishte prioritet Komunën e Gjilanit pas fitoreve të njëpasnjëshme aty. Por, siç duket krahasuar edhe me shifrat e mëhershme, duket se kryeministrat e tjerë kanë dërguar më shumë investime në qytetin e Gjilanit.

Dje janë destinuar 12 milionë euro për Komunën e Gjakovës. Poashtu, por qytetin e Vitisë 10 milionë euro, ndërsa për qytetin e Gjilanit vetëm 700 mijë euro. 34 projekte janë paraparë në Komunën e Gjakovës, ndërsa vetëm 5 në Komunën e Gjilanit.

Sa buxheti i Kryeministrit Kurti për qytetin e Gjilanit duket se kushton vetura e qytetarit kontravers Vali Corleones. Mediat kanë shkruar se vetura e tij kushton 600 mijë euro, por ai personalisht ka thënë se kushton 1 milion e 100 mijë euro.

Qytetarët dhe votuesit e VV-së në shumë komente tek faqja e Kryetarit të Gjilanit u shprehën të pakënaqur me ndarjen e fundit të buxhetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close