LAJME

Alban Hyseni kritika ndaj Hazirit: Projektet infrastrukturore në Gjilan janë pothuajse zero

Kandidati i LVV-së në Gjilan z. Alban Hyseni në një intervistë për RTV Dukagjini, respektivisht emisionin Debat Plus, ka akuzuar kreun e Gjilanit z. Lutfi Haziri për borxhin 10 milionë të komunës së Gjilanit.

Ai ka theksuar se “projektet infrastrukturore në Gjilan janë pothuajse zero” dhe sipas tij projektet për zgjerimin e rrugëve të qytetit janë nga Qeveria dhe jo nga Komuna. Por, pikërisht për infrastrukturën dhe zgjerimin e rrugëve kishte folur edhe Lutfi Haziri duke thënë se ishte pikërisht meritë e tij zgjerimi i hyrje-daljeve të qytetit të Gjilanit.

Alban Hyseni ka folur edhe për dënimet dhe mbylljen e lokaleve në qytetin e Gjilanit. Ai ka thënë se “Lutfi Haziri duhet t’i pranojë vendimet e nivelit qendror dhe të mos hyj në konflikte të tilla dhe ai po dëshiron të mos ketë bashkëpunim me nivelin qendror”.

Kandidati i VV’së për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni ka folur edhe për garën për kryetar të kësaj komune. Ai u është përgjigjur deklaratave të Lutfi Hazirit, kryetar aktual i Gjilanit, siç tha, bashkëpunimin e LDK’së në këtë komunë me Listën Serbe.  Hyseni dhe Haziri do të përballen në balotazh më 14 nëntor.

Alban Hyseni i VV’së thotë se Lutfi Hazirin dhe LDK’së i ka kap paniku i humbjes. Ndërkohë deklaratat e Besnik Bislimit, zëvendëskryeministër i Kosovës lidhur me bashkëpunimin e Hazirit me Listën Serbe, Haziri e kishte quajtur thirrje për vrasje.

“Prej asaj që e lexove ti nuk më duket ashtu. Unë e kam një përshtypje tjetër, më duket sikur kjo humbja e 17 tetorit, pra e raundit të parë të zgjedhjeve ka shkaktuar një panik të jashtëzakonshëm në Gjilan. E di që për shumëkënd ka qenë befasi rezultati që ka dalë në zgjedhjet lokale në garën për komunën e Gjilanit mirëpo mua më duhet t’i adresojë këto dy çështje që kanë të bëjnë  edhe me sondazhet edhe me votat e Listës Serbe mirëpo edhe për disa metoda jo të zakonshme që përdoren në politike e të cilat kanë sjell rezultatin që ne nuk e kemi pritur në Gjilan”, tha Hyseni.



Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close