LAJME

Nervozohet Luta: Nesër në ora 13:00 unë do t’i hapi kafiteritë, nga Veriu kanë zbarkuar në Gjilan

Kryetari aktual i Gjilanit z. Lutfi Haziri në një lidhje direkte në Kanal10, ka theksuar se “Nesër në ora 13:00 unë do t’i hapi kafiteritë, sepse inspektorati i ministrisë nuk ka të drejtë ligjore t’i mbyllë kafiteritë pa inspeksionin komunal”.

Sipas tij, pas Veriut të Mitrovicës, Qeveria e Kosovës ka zbarkuar në Qytetin e Gjilanit për të mbyllur lokale. Ai më tutje ka folur edhe për votat e serbëve duke theksuar se Vetëvendosja në vitin 2017 ka pasur koalicion me Listën Serbe në Qytetin e Kamenicës.

Në lidhje me mbylljen e lokaleve, ai sot ka shkruajtur se;

Gjilani nuk e pranon represionin dhe mbylljen e dhunshme të lokaleve

Sapo u njoftova nga rrugë jo zyrtare dhe nëpërmjet rrjeteve sociale se Njësitë ndëshkuese të qeverisë së Republikës kanë mbyllur restorante e kafiteri, përfshirë Maroa e Mono, duke ndëshkuar bizneset familjare në Gjilan pa asnjë arsye të qëndrueshme ligjore, duke anashkaluar inspekcionin e Komunës dhe kryeshefin ekzekutiv të Komitetit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kryetarin e Komunës. Ftoj organet e shtetit që në Gjilan të mos sillen me ‘shkopin’ e ligjit, sepse ky vend ka zot shpije dhe ato lokale kanë pronarë.

Deri nesër në mesditë kërkoj të largohen masat parandaluese. Harrojeni që e ngulfatni Gjilanin në zgjedhje sepse s’mund të fitoni me dhunë. I vetmi përfaqësues zyrtar sipas ligjit për emergjenca civile, ku përfshihen edhe institucionet tjera vartëse, në këtë rast edhe në pandemi, është kryetari i Komunës, i cili është kryeshef ekzekutiv, pa autorizimin e të cilit s’mund t’i hapni e mbyllni asnjë lloj biznesi.Sot nuk e kemi asnjë pacientë me COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, derisa i kemi vetëm 9 raste në vet-izolim. Sa për dijeni, Gjilani ka udhëhequr prej fillimit me masa anti – COIVD-19, por nuk e pranon represionin dhe mbylljen e dhunshme të lokaleve në kohën kur të rinjtë duhet ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre private.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close