LAJME

Kurti dikur: Qemajl Mustafa pasurinë e ka nga vjedhja e djersës së qytetarëve, ia piu gjakun popullit

Para pak ditësh, ish Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Qemajl Mustafa, ka dalur publikisht në mbështetje të kandidatit të VV-së z. Alban Hyseni. Pavarësisht kritikave dhe sulmeve të mëhershme, ai nuk ka hezituar ta mbështesë parezervë kandidaturën e Vetëvendosjes në Gjilan.

Por, pavarësisht se në shoqërinë gjilanase Qemajl Mustafa gëzon respekt për punën dhe profesionalizmin e tij, kështu nuk mendonte Kryeministri aktual z. Albin Kurti. Në një video të cilën e ka siguruar redaksia Gjilani SOT, shihet Kryeministri Kurti, atëherë Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar deri në fyerje ish Kryetarin Qemajl Mustafa.

Ai në vitin 2013, në një tubim mbështetës për z. Ismajl Kurteshi, kishte deklaruar se “Kryetari në ikje i Gjilanit, duke të ikë dhe të mos bëhet më kurrë kryetar, sepse këtë kryetar që na solli në këtë gjendje, duhet ta nxjerrim në pension politik, por jo për t’ia paguar pensionin po për t’ia konfiskuar menjëherë pasurinë e paligjshme”.

Akuzat vazhduan edhe më tutje duke e akuzuar skajshmërisht z. Qemajl Mustafa duke thënë ” ai pasurinë e ka nga vjedhja e djersës së qytetarëve dhe duke ia pi gjakun popullit, sepse ai nuk qeverisi me Gjilanin, por keqqeverisi dhe sundoi me ta”.

Pavarësisht, se ish Kryetari Qemajl Mustafa ishte biznesmen dhe pasuria e tij ishte krejtësisht e ligjshme, nuk e bindën z. Albin Kurti për t’ia bërë gjyqin publik në qytetin e Gjilanit. Poashtu, redaksia Gjilani SOT ka siguruar edhe pamjet e protestës së VV-së në Gjilan kundër Qemajl Mustafës, ku në mesin e tyre mban fjalim edhe kandidati i LVV-së në Gjilan z. Alban Hyseni. /gjilanisot/

Po ju sjellim videon e plotë të fjalimit:

Min 19:00 youtube.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close