LAJME

Alban Hyseni: Rinia e Zhegrës për udhëheqjen e re, gjithë Anamorava me VV-në

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje z. Alban Hyseni i cili fitoi në rundin e parë të zgjedhjeve në Gjilan, ka takuar rininë e fshatit Zhegër.

Ai me plot entuziazëm shihet teksa fotografohet me ta. Ai me një përshkrim të shkurtër në një fotografi ka thënë se “Rinia e Zhegrës për udhëheqjen e re“.

Ai, poashtu gjatë ditës ka zhvilluar edhe disa takime të tjera, transmeton Gjilani SOT.

Ai ka shkruajtur se “Gjithë Anamorava me VETËVENDOSJEN! Bashkë me zv.kryeministrin Bislimi vizituam kandidatët dhe qendrat e Lëvizjes në Dardanë, Viti dhe Kaçanik.

Me Kadriun, Arsimin dhe Jetonin diskutuam për rezultatet zgjedhore dhe mësimet që nxorrëm nga to, për të vulosur fitoret tona në balotazh”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close