LAJME

Luta: Inicimin e parë për hetime ndaj Qemajl Mustafës e ka ba Ismajl Kurteshi, kjo është në faqen e parë të dosjes

Kryetari aktual i Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri ka dhënë deklarimin e tij sa i përket prononcimit të fundit të ish Kryetarit z. Qemajl Mustafa i cili bëri thirrje publike të votohet kandidati i VV-së z. Alban Hyseni, transmeton Gjilani SOT.

Lutfi Haziri në emisionin Debat Plus ka thënë se “Qemajl Mustafa e ka personale, edhe pse 8 viteve e ushqen revanshizmin publik, por unë nuk marr pjesë në garën e pështymes dhe nuk mund t’i shërojë komplekset e askujt”.

Poashtu, kandidati i LDK-së ka theksuar se “Qemajl Mustafa e ka një aktakuzë të rëndë në qafë, por jo sipas fajit tim”. Sipas tij “edhe shumë inxhinierë të tij janë pjesë e aktakuzës pa asnjë faj”.

Ai ka theksuar se Komuna e Gjilanit nuk ka bërë Kallëzim Penal, por ai ka treguar se “Inicimin e parë për hetime ndaj Qemajl Mustafës e ka ba Ismajl Kurteshi, në kohën sa ishte Drejtor i Arsimit, ai ia ka ba Kallëzimin e parë Penal, ndërsa ai vazhdon ta gjej fajin tek unë, por kjo është në faqen e parë të dosjes”.

Ai ka theksuar se asnjë votues i PDK-së nuk ka faj në këtë raport.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close