LAJME

Analisti Pozhari: Në Gjilan edhe vetë LDK-së po i pëlqen më shumë Alban Hyseni se Lutfi Haziri

Analisti i televizionit ATV z. Xhevet Pozhari, ka ironizuar me subjektin politik të LDK-së në Gjilan.

Ai në një koment të shkurtër, ka shkruajtur se “Në Gjilan edhe vetë LDK-së po i pëlqen ma shumë Alban Hyseni sesa Lutfi Haziri”.

Poashtu, Ish zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje z. Sadri Ramabaja kishte dhënë një deklaratë të fortë dhe mbështetëse ndaj Kandidatit të VV-së për Kryetar të Gjilanit z. Alban Hyseni. Ai në një emision të Pressing ka deklaruar se “Njëri prej studentëve më të mirë të dhjetë gjeneratave është Alban Hyseni, në Kosovë nuk kemi kandidat më të mirë”.

Poashtu, z. Sadri Ramabaja e ka mbështetur publikisht mbështetjen e z. Qemajl Mustafa për z. Alban Hyseni.

Ai ka shkruar në profilin e tij në facebook një tekst për ish kryetarin Mustafa “Respekt, miku im!Pres shumë që, të gjithë ata qyetarë, që meritojnë plotësisht këtë epitet në kuptimin e mirëfilltë të tij, të ndërgjegjshëm politikisht, që kanë mbi të gjitha interesin e qytetarëve të Gjilanit, do t’i përgjigjen thirrjes Tënde”.

Në rundin e dytë do të ballafaqohet Lutfi Haziri dhe Alban Hyseni dhe gara pritet të jetë shumë e ngushtë. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close