LAJME

Ramabaja: Kosova s’ka kandidat më të mirë se Alban Hyseni, ishte prej studentëve më të mirë

Ish zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje z. Sadri Ramabaja kishte dhënë një deklaratë të fortë dhe mbështetëse ndaj Kandidatit të VV-së për Kryetar të Gjilanit z. Alban Hyseni. Ai në një emision të Pressing ka deklaruar se “Njëri prej studentëve më të mirë të dhjetë gjeneratave është Alban Hyseni, në Kosovë nuk kemi kandidat më të mirë”.

Poashtu, z. Sadri Ramabaja e ka mbështetur publikisht mbështetjen e z. Qemajl Mustafa për z. Alban Hyseni.

Ai ka shkruar në profilin e tij në facebook një tekst për ish kryetarin Mustafa “Respekt, miku im!Pres shumë që, të gjithë ata qyetarë, që meritojnë plotësisht këtë epitet në kuptimin e mirëfilltë të tij, të ndërgjegjshëm politikisht, që kanë mbi të gjitha interesin e qytetarëve të Gjilanit, do t’i përgjigjen thirrjes Tënde”.

Në rundin e dytë do të ballafaqohet Lutfi Haziri dhe Alban Hyseni dhe gara pritet të jetë shumë e ngushtë. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close