LAJME

Luta: Nëse flas unë se pinjollë të kujt janë ata, pastaj e kanë problem me dalë në qytet

Kandidati i LDK-së për Kryetar të Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri i është kundërpërgjigjur z. Alban Hyseni dhe z. Besnik Bislimi për akuzat e tyre në raport me Listën Serbe dhe votën e komuniteteve serbe.

Ai në një intervistë në Pressing, ka theksuar se “mu po më duhet të jem edhe më tutje i rezervuar sepse nëse duhet me vjellë në tavolinë e mandej me fol për ta me emër e mbiemër edhe me tregu të kaluarën e tyre dhe me tregu se pinjollë të kujt janë ata, dal përtej kulturës time”.

Ai ka thënë se nëse duhet të flas për të tre eksponentët e VV-së në Gjilan ata do ta kenë problem të dalin në qytet pastaj. Sipas tij “secili duhet ta shoh vetën në pasqyre e pastaj të flas”.

Lutfi Haziri më tutje ka thënë se nuk bënë fushatë negative e as nuk flas për të kaluarën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close