LAJME

Besoni ose jo, 11.25% e votave për Kuvend Komunal në Gjilan janë të pavlefshme

Të dielën janë mbajtur zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës. Në Gjilan, gjithsej votuan 46.643 qytetarë. Gara mes kandidatit të VV-së z. Alban Hyseni dhe kandidatit të LDK-së z. Lutfi Haziri ishte shumë e ngushtë. Por, në garën për Kuvend Komunal gjilanasit duke se kishin probleme.

Gjithsej vota të vlefshme janë; 38731 vota. Të pavlefshme; 4912. Në përqindje 11.25% janë të pavlefshme për Kuvendin Komunal në Gjilan, transmeton Gjilani SOT.

Në garën për Kuvend Komunal fitoi Lidhja Demokratike e Kosovës me 14 këshilltarë. Më pastaj, Lëvizja Vetëvendosje me 10 këshilltarë. PDK me 5 këshilltarë e AAK me 2 këshilltarë.

Ndërsa, vota të pavlefshme për Kryetar të Komunës janë 4.36%.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close