LAJME

PDK përcaktuese për fituesin e zgjedhjeve në Gjilan, ende nuk dihet se kënd do ta mbështesin

Sipas rezultateve preliminare nga KQZ, garë e ngushtë është zhvilluar në komunën e Gjilanit e cila aktualisht udhëhiqet nga Lutfi Haziri i LDK-së. Dallimi është qindra vota. Gjithçka do të varet në rundin e dytë i cili do të zhvillohet pas katër javëve.

Brenda PDK-së ekzistojnë zëra të ndryshëm në lidhje me këtë situatë. Partia Demokratike e Kosovës ka fituar mbi 5 mijë vota për Kuvendin Komunal dhe do të ketë 5 këshilltarë komunal. LDK ka fituar 14 gjerësa VV 10.

Gjithashtu, edhe kandidatja e PDK-së ka fituar mbi 3 mijë vota në Gjilan. Statistikisht, orientimi i PDK-së për njërin kandidat, do ta bëj fitues atë kandidat.

Ish kryetari i Komunës së Gjilanit z. Qemajl Mustafa ka dalur haptaz kundër Lutfi Hazirit, por një pjesë e elektoratit të PDK-së është i ndarë për shkak të konfliktit të madh të PDK-së dhe VV-së në qendër.

Gjithashtu, tanimë qarkullojnë zëra se mund të arrihet një marrëveshje në qendër ndërmjet PDK-së dhe LDK-së sa i përket komunave në balotazh. LDK ta mbështes PDK-në në Prizren, Shtime, Kaçanik e Malishevë, ndërsa PDK ta mbështes LDK-në në Gjilan, Prishtinë, Podujevë e Istog.

Gara mbetet e hapur…

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close