LAJME

Armend Muja i VV-së lë të nënkuptohet se Lutfi Haziri është i pari në sondazhet në Gjilan

Dje deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ish analisti z. Armend Muja, ka dhënë prognozën e tij në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini sa i përket zgjedhjeve lokale. Pas pyetjes së gazetarëve se ku fiton Lëvizja Vetëvendosje, ai fillimisht heziton ta ngjyros Qytetin e Gjilanit me ngjyrën e kuqe të Vetëvendosjes. Ai ka thënë se “në Gjilan VV është në balotazh dhe është garë e vështirë”.

Gazetari Ermal Panduri i ka thënë se ju nuk po e prekni Ferizajn, Pejën e Gjilanin. Pas debatit, ai pastaj ka kritikuar z. Lutfi Haziri duke thënë se nuk e dij se përse qytetarët e Gjilanit e votojnë z. Lutfi Haziri kur ende kanë problem me ujë.

Pas kësaj kritike, kanë reaguar analistët; Imer Mushkolaj dhe Visar Ymeri duke e kritikuar atë se po e përmend Gjilanin, por nuk po e përmend Prizrenin dhe Mitrovicën të cilat qeverisen nga Lëvizja Vetëvendosje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close