LAJME

Leonora Morina: Gjilani do të bëhet pjesë e historisë së Kosovës, kryetare e Gjilanit një grua

Kandidatja e PDK-së për Komunën e Gjilanit znj. Leonora Morina Bunjaku ka shkruar në rrjetin social facebook se do të bëhet pjesë e historisë së Kosovës. Sipas saj, pas Gjakovës, Gjilani do të bëhet me një grua kryetare.

Po ju sjellim shkrimin e plotë:

Pas Gjakovës, Gjilani bëhet pjesë e historisë së Kosovës: Kryetare e Komunës së Gjilanit, një grua. Është e rëndësishme të thyhet barriera e parë, qoftë edhe simbolikisht, që të trimërohen gratë për të garuar sa ma shumë, për të gjitha postet e larta në nivel lokal e qendror. Fatkeqësisht, më shumë janë hequr pengesat në nivel qendror, sesa në atë komunal. Gjilani do ta bëjë këtë ndryshim. Kryetare s’ka pasur, por kryetare do të ketë. PDK-ja do të qeverisë me një grua Kryetare e Komunës së Gjilanit dhe me shumë gra drejtoresha të drejtorive komunale. Besën po ua jap!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close