LAJME

Alban Hyseni: Fryma e 14 shkurtit do të na përcjell edhe në zgjedhjet komunale

Kryetari Alban Hyseni bashkë me shefen e shtabit zgjedhor të Qendrës, deputeten Arijeta Rexhepi dhe kandidatët për Asamble, Krenare Latifi Kqiku, Ardhmërie Jakupi, Esra Sadiku, Dr. Ilaz Poroshtica dhe Ganimet Sabedini, takuan sot anëtarë të nënshtabit Dheu i Bardhë.

Në fjalën e tij para të pranishmëve kryetari Alban Hyseni ndër të tjerash tha: “Mobilizimin për Zgjedhjet lokale të tetorit do ta përcjellë fryma e 14 shkurtit, entuziazmi i fitores dhe energjia e ndryshimit. Mendësia e keqqeverisjes së bazuar në mashtrime e manipulime duhet të marrë fund edhe në Komunë. Lista jonë ka profesionistë të dalluar, secili në fushën e tyre dhe përfaqësues të lagjeve e fshatrave”

Ndërsa shefja e shtabit Arijeta Rexhepi, kërkoi angazhim të të gjitha strukturave të Dheut të Bardhë për fitoren e madhe të 17 tetorit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close