LAJME

Në parcelat e Gjilanit të dedikuara për shkolla u dhanë leje ndërtimi për biznese private

Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Gjilanit, Bekim Bajrami, sërish ka dalë para Gjykatës në Gjilan për t`u përballur me akuzat për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Sipas Prokurorisë, Bajrami ka lëshuar leje ndërtimore në Parcelat Kadastrale të Komunës së Gjilanit edhe pse në ato parcela ishin paraparë ndërtimi i një objekti parashkollor dhe një objekti tjetër shkollor.

Në seancë u dëgjua dëshmitari Bashkim Isufi i cili është përpilues i kallëzimit pendal ndaj Drejtorit Bajrami.

Ai tha se lidhur me rastin ku akuzohet Bekim Bajrami ka dhënë deklaratë në Polici dhe në Prokurori dhe se mbetet pranë tyre.

“Dy lejet ndërtimore janë lëshuar në mënyrë të kundërligjshme. Tek lejet ndërtimore për të cilat po bëhet gjykimi, nuk ka pasur ridestinim nga ana e Kuvendit Komunal.

Lejet e lëshuara nga Drejtori është dashur të shikohen nga ai edhe pse kur ka filluar procedura ai nuk ka qenë Drejtor. Obligim ligjor e ka pasur Drejtori që ti shikoj edhe procedurat që janë zhvilluar para se ai të bëhet Drejtor dhe krejt në fund ka mundur t`i stopoj lejet ndërtimore.

Asnjë zyrtarë tjetër nuk ka të drejtë të lëshoj leje ndërtimore përveq Drejtorit”, tha dëshmitari Isufi, raporton Kallxo.com.

Tutje ai tha se lejet e lëshuara nuk janë sipas planeve rregulluese urbane dhe se në rastin konkret kanë përfituar investitorët të cilët kanë marrë lejet ndërtimore. Gjithashtu tha se Raportet e tijë me drejtorin nuk janë të mira për shkak të sinjalizimeve që ai i ka bërë lidhur me këtë rast.

Tutje në seancë u dëgjua eksperti i ndërtimtarisë Rexhep Sylejmani, i cili tha se mbetet pranë raportit të dorëzuar në Prokurori. Gjithashtu tha se lejet ndërtimore nuk janë lëshuar në mënyrë ligjore./ Media Ndërtimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close