LAJME

Qemajl Mustafa: Në Gjilan duhet të fitojë kandidati i PDK-së ose VV-së, mashtruesit e LDK-së populli do t’i demaskojë

Shkruan: Qemajl Mustafa

Përbrenda ambientit lokal parazgjedhor Kush duhet ta fitojë Gjilanin me 17 Tetor?!E ndjej përhershëm për obligim qytetar që ta them hapur atë që e ndjej se është në dobi (por edhe në dëm) për komunën time, për Republikën tonë, për njerëzit tanë.

Fundja kjo është detyrë e secilit qytetar aktiv të një kombi e të një shteti. Detyrë e intelektualëve dhe e shtresave akademike, para së gjihash!Atje ku nuk është qeverisë mirë, atje ku ka patur premtime sharlatanekse dhe realizimi ka qenë edhe simbolik edhe i dobët brenda këtyre 4 viteve, doemos duhet të bëhet ndryshimi (rotacioni) i pushtetit lokal. Atje ku qytetarët janë mashtrue dhe janë fyer me mungesë angazhimi, me mungesë respekti dhe transparence dhe ku është qeverisë edhe hapur kundër interesave të tyre e për interesa të politikajve, duhet të mobilizohen të gjitha forcat politike opozitare, ato të pavarura dhe civile për ti fuqizue kandidatët e opozitës dhe kandidatët e pavarur për kryetar të komunave dhe për kuvendet komunale. Çdo kalkulim tjetër është humbës për qytetarët dhe për komunën e tyre. Është humbur kohë e vlefshme në shumë komuna të Kosovës. Komunat tona nuk kanë kohë me humbë. Kosova nuk e ka komoditetin me eksperimentue me njerëz të papërgjegjshëm e të pandërgjegjshëm. Natyrisht, në disa prej komunave tona është qeverisë mirë dhe këtë qytetarët e tyre e dijnë më së miri. Rasti i Gjilanit nuk don asnjë koment. Kryetari i tashëm, në një sistem sadopak normal të drejtësisë nuk do të ishte lejuar me kandidue fare për kryetar. Jo vetëm për kryeyar por edhe për asnjë pizicion tjetër politik.

Ky kryetar është i fundosur në korrupsion, në krim e në mashtrime. Shumica prej nesh i posedojmë faktet për këtë konstatim sepse janë fakte të institucioneve të RKS. Atë po e mbron sistemi abuziv e kriminal i (pa)drejtësisë kosovare. Për këtë do të shkruaj në vazhdim, ditëve që vijnë dhe do ti adresohem prokurorisë në Gjilan dhe prikurorisë speciale në Prishtinë.Pra, me qëllimin më fisnik të mundshëm, që Gjilanit ti hapet mundësia e kthimit në agjendën demokratike dhe në dinamikën e merituar zhvillimore, krejtë bashkë, pa kushte dhe pa u ndalur duhet ta bëjmë fituese opozitën lokale në Gjilan e kjo do të thotë se duhet të ngadhnjejë kandidati i LVV ose ai i PDK ose ndonjëri nga kandidatët e formacioneve tjera më të vogla që poashtu nuk kanë qenë pjesë e pushtetit të Lutfi Hazirit dhe bandës së tij. Në këtë frymë, ardhja e dy (ose më shumë) kandidatëve të pavarur veç sa e ka pasurue garën në Gjilan dhe e ka shtue ndjeshëm mundësinë e fitores së padiskutueshme të njërit nga kandidatët e bllokut opozitar për kryetar komune (me nocionin “opozitar” aludoj te i gjithë spektri politik e civil i cili është i interesuar dhe i angazhuar sinqerisht për ta bërë ndryshimin e domosdoshëm në Gjilan). Gjilanit i duhet me e lënë pas të kaluarën e hidhur qeverisëse me LDK e me Lutfi Hazira në krye. Gjilani duhet të lirohet nga sharlatanizmi politik e injoranca profesionale. Gjilani aq më parë e aq më shumë duhet të lirohet nga ata që u pasuruan nga mandatet politike e në kurrizin e tij, pra, duhet të lirohet nga hajnat, nga mashtruesit e nga kriminelët me poste politike e me kravata. Gjilani duhet ti kthehet të sotmes dhe të ardhmes së tij. Me emocionet për njëfarë LDK e me njëfarë PDK “historike”, nuk ndërtohet e ardhmja.

E kaluara duhet të ruhet patjetër edhe si kujtesë po edhe si sjellje, nëse është vlerë dhe traditë e jona pozitive por, këtë s’mund ta bëjnë asësesi ata që e kanë stërkequr LDK-në e PDK-në dhe e kanë katandisur në 12% e në 16% të votave të kosovarëve. Sidomos këta të LDK, e kanë shfrytëzue emrin e saj dhe të liderit historik të saj për hesape të veta politike e ekonomike por kurrë dhe asnjëherë nuk kanë punue për Kosovën as për komunat tona (e sidomos jo për Gjilanin) me fisnikërinë e Dr. Ibrahim Rugovës dhe të asaj Lidhjes Demokratike gjithëkosovare e cila e kishte për qëllim të parë e të fundit çlirimin e Kosovës, dinjitetin e shqiptarëve, pavarësinë, sovranitetin , demokratizimin dhe zhvillimin e saj. Mashtruesit e sotëm të LDK e sidomos mashtruesit në Gjilan, vet populli do ti demaskojë me 17 Tetor por, që kjo të ndodhë më lehtë dhe me elegancë të shtuar, duhet të bashkohen të gjitha forcat jashtë militantizmit të verbër LDK-ist për ta dërgue në “pension” hajninë, mashtrimin, matrapazllëkun e krimin që e ka pllakosë këtë subjekt dhe komunën tonë. Fundja, kjo është detyrë edhe e vet anëtarësisë së shëndoshë të LDK. Ata janë shumica në atë subjekt që sundohet gjatë nga një grusht përfituesish të pacipë. Gjilani kurrë nuk e ka meritue me e udhëheqë njerëz kaq egoistë, kaq tërrpiana e të pangopur, kaq fyes e kaq mashtrues. Nuk e ka meritue as në vitin 2000 kur një adoleshent politik i bëhet atij kryetar. Nuk e ka meritue as në 2002 kur memzi e pat marë mandatin nga KK po i njëjti adoleshent dhe sidomos nuk e ka meritue me 2013 e 2017 kur e kemi dijtur që në krye po i vjen një dolloveraxhi i rexhur që u gjet botërisht në hajni e në krim edhe në komunë po edhe në qeveri nga viteve të kaluara. Dëshmorët, martirët e viktimat tona nëpër shekuj dhe këta të fundit, të luftës së UÇK, bëjnë seri me neve kur na “sodisin” nga qielli dhe e shohin kujt po ia besojmë me e qeverisë Gjilanin, disa nga komunat tjera të Kosovës por shpesh edhe krejtë Kosovën. Hajni, krimineli e mashtruesi kurrën e kurrës nuk ka qenë patriot. As do të jetë kurrë!Veç të bashkuar e bëjmë ndryshimin!. Opozitë dhe shoqëri civile, bashkohu për fitoren e Gjilanit!Gjilanin e duam pa kusht ne shumica absolute e qytetarëve të tij. Atë duhet ta shpëtojmë bashkë!. Gjilani meriton rrugë e punë të mbarë, meriton zhvillim e demokratizim. Ai dhe njerëzit e tij, këtë vërtetë e meritojnë!.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close