LAJME

Leonora Morina Bunjaku: Fitorja s’ka alternativë, ne do të fitojmë për të fituar të gjithë qytetarët

Kandidatja e PDK-së znj. Leonora Morina Bunjaku ka informuar qytetarët e Gjilanit për kandidaturën e saj. Ajo ka shprehur besimin e saj se do t’i fitojë zgjedhjet lokale të tetorit.

Ja postimi i saj i plotë;

Pas shumë diskutimeve dhe analizave të brendshme, me mbështetjen e plotë dhe të fuqishme të Kryetarit të PDK-së z. Memli Krasniqi, strukturave të PDK-së dhe qytetarëve të Gjilanit, kam vendosur t’i hyjë garës për Kryetare të Komunës së Gjilanit.
Qytetarët e Gjilanit në momentin e duhur kanë ditur ta bëjnë kthesën e madhe. Qyteti i Gjilanit ka nevojë për transformim dhe jo për ndryshime sipërfaqësore. Për këtë duhen energji të reja, vizion i ri, drejtim i ri. Unë kam potencialin që bashkë me ekipin tim t’i ofrojë qytetarëve të Gjilanit programin e transformimit të madh të Qytetit të Gjilanit, program ky i cili do të realizohet gjatë mandatit katër vjeçar.

Emërues i përbashkët në Qeverisjen time do të jenë; ndershmëria, profesionalizmi, transparenca dhe llogaridhënia. Femrat janë arkitektet e vërteta të shoqërisë dhe gjatë Qeverisjes time do të kenë rol vendimmarrës. Padyshim, të rinjtë janë avangarda e shoqërisë dhe bashkë me ta do të shndërrojmë Gjilanin në një qytet ku aktivitetet rinore do të zhvillohen në baza javore e mujore, e jo sikurse deri më tani në baza vjetore. Të rinjtë si pjesa më kreative e shoqërisë do të kenë vendin meritor, si asnjëherë më parë – në qeverisjen time.

Ne do të fitojmë për të fituar të gjithë qytetarët e Gjilanit pa dallim. Fitorja s’ka alternativë!

BashkëpërGjilanin

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close