LAJME

Policia i shkoi në shtëpi inspektorit gjilanas, ai anuloi dasmën me 300 të ftuar dhe e mbajti vetëm me vëllezërit e tij

Sabedin Kadriu nga Qyteti i Gjilanit u ballafaqua përsëri me policinë, por në këtë rast jo me ata të Serbisë por me ata të Kosovës. Kështu e përshkruan ai ngjarjen e ditës së sotme. Arsyeja ishte martesa e djalit të tij.

Sabedin Kadriu, pavarësisht se anuloi dasmën me 300 të ftuar, përsëri martesa me vetëm rrethin e ngushtë familjarë i bëri problem atij. Policia e Kosovës shkoi dhe e vizitoi jo në ditën e dasmës, por të nesërmen.

Ja postimi i tij i plotë:

Në vitin 1995, ora 06 e mëngjesit në dhomë ku fleja me gruan dhe Arbërin 6 javësh, hyjnë 2 civil të Sigurimit shtetërorë të Sërbisë. Kur i pash, ishin Sasha dhe Miki, kishim luajtur së bashku basketboll për ekipën e Gjimnazin “Z.Hajdini” dhe mu drejtuan “ne nuk dëshiruam të vinim, por na urdhëruan ata lart”.Haj medet, sot pas 26 vite njejtë më ndodhi, në Kosovën e pavarur ku në pushtet janë shqiptarët, e njejta frazë: “ne nuk dëshiruam te vinim, por na urdhëruan ata lart”.Edhe atëhere ju tregova atyre lart se nuk dorëzohem e edhe sot këtyre lart po ju tregoj se nuk dorëzohem sepse jam i kalitur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close