LAJME

E mllefosur, qytetarja nga Gjilani ankohet se taksisti gjilanas në vend të 2 eurove ia ktheu 100 lekë

Një qytetare nga Gjilani me emrin Edonë Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj disa veprimeve të taksistëve gjilanas. Ajo ka treguar historinë e saj me disa nga takstistët e qytetit të Gjilanit, transmeton Gjilani SOT.

Ja shkrimi i saj i plotë:

Po e tregoj nje pervoje me Taxi Lulin, edhe pse nuk eshte hera e pare.Pasi qe kisha nevoje per me gjet neper barnatore dicka, edhe shkoj ora pak vone, u deyrova me hyp ne taksi per me i gjet barnatoret qel(se ajo qka u dasht me ble, m’duhej sonte).Hypa te nje taksi qe rrijne te stacioni(perballe spitalit) edhe barnatoreve rend teposhte qendres, e pasi e gjeta, nuk zbrita hic prej taksit qe me mrrij sa ma shpejte tek spitali.Mka nal te rrethi i spitalit.Ne vend 2€ mi ka dhon 100 leke, edhe tu u ngut si kam kqyr hic( edhe ai e nuhati qe e kam punen si urgjent pak). Pak u kon gabimi jem qe nuk e kam kqyr, ama sigurisht e ka shfrytezu rastin se isha shume perngut. Pas 3min pi shoh paret, edhe po e thirri bazen(e cila me kerkoj falje)edhe i tregova, a ne anen tjeter taksisti nuk u pergjigj hic ne telefon (se baza tha jam tu e thirr).As deri tash nuk eshte pergjigj. Falje me kerkoj baza ama 2€ nuk mi kthyn, nejse.

Para 4 javesh kisha me shku dikun, edhe tjetri taksist i LULIT per 5 cent, mi ka thy 5€.Mu bo 2.05 cent, edhe ja dhashe vec 2€( tu e llogatit qe 5 centat s’jau marr kurr asnjonit)edhe tha edhe 5 cent duhesh me mi dhon. Ok. Edhe ja dhashe 5€ tu mendu qe e len ate pune se s’kisha tima tjera, ama jo, i thej. A kur s’ka pas me mi kthy 5 cent kusur(herave tjera) thojke “s’pasna 5 cent valla”(puna e 5 centave ka ndodhe ma shume se 20 here).Edhe me 2 taksista tjere(disa here) ka ndodhe qe kane vozit rrrugeve ma te gjata, e rrugeve ma te komplikume, vec me u shtu taksimetri ma shume, edhe kur i tregojsha qe duhet me u kthy se knej shume larg, ju metke hatri, as naj kerkim falje edhe prap nuk u kthejshin. Edhe pse e zgjidhshin rrugen ma te gjate, prap 5 cent s’mi kthejshin (edhe pse une vet jau lo gjithe).

Une nuk tentova me i thirr mo ne telefon, as bazen e cila s’ka faj ne kete rast.Po t’kishte ndodhe vec sonte sigurisht nuk e kisha shkru keto, ama jane bo shume, edhe raste qe nuk po me kujtohen per momentin.Une nuk bona shpi per 2€ e as per 200€, ama kjo nuk osht ne rregull.Me shfrytezu miresine e tjetrit, te del kah se prit hic.Edhe po, haram i kofshin krejve 5 centat qe s’mi kane kthy edhe qeto 2€ e sontit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close