LAJME

Profesori gjilanas – Faton Milazimi, i futet garës për Kuvend Komunal të Gjilanit

Farmacisti dhe profesori gjilanas z. Faton Milazimi ka vendosur t’i futet garës politike. Pas më shumë se njëzet viteve angazhim, ai ka vendosur ta sfidojë veten e tij në politikë. Ai do të jetë pjesë e listës së PDK-së për Kuvendin Komunal.

Ai, përpos punëve si farmacist dhe profesor, njihet edhe si humanist. Nxënësit e vlerësojnë lart kontributin e tij edhe si profesor në shkollën e mesme të Mjekësisë në Gjilan.

Po ju sjellim shkrimin e plotë të tij:

Përshëndetje qytetarë të Gjilanit,
Përshëndetje miq të nderuar,

Pas më shumë se njëzet viteve angazhim në politikë, kam vendosur për herë të parë të kandidoj për Këshilltar Komunal të Gjilanit nga radhët e PDK-së.

Gjatë karrierës time profesionale; si profesor dhe farmacist kam punuar me nder, profesionalizëm dhe përkushtim. Këto parime të pandryshueshme do të jenë shtylla kryesore e veprimtarisë time edhe në politikë.

Sociopolitikolgu gjerman Max Weber thoshte se ekzistojnë dy kategori politikanësh; ata që jetojnë nga politika dhe ata që jetojnë për politikën. Në kategorinë e parë s’kam qenë kurrë dhe s’do të jem asnjëherë. Do të jem me gjithë ata njerëz të vullnetit të mirë, për të punuar në dobi të shoqërisë gjilanase pa dallim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close