LAJME

Nga jahtet në Dhërmi e deri në Egjipt – jeta super luksoze e tri çikave të Kryetarit të Gjilanit

Lutfi Haziri është njëri nga politikanët më të pasur në Kosovë.

Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetari i Gjilanit, në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) ka deklaruar se posedon 1 milionë e 851 mijë euro pasuri të paluajtshme, me shumicën prej tokave që sipas tij, i ka të trashëguara nga prindi. I njëjti ka deklaruar edhe më shumë se 130 mijë euro para të gatshme në institucione financiare, shkruan “Front Online”.

Pasurisë së tij duket se ia shohin hairin goxha shumë tri çikat e tij, Kënga, Lotina dhe Mimas.

Mjafton një kontrollim i thjeshtë i profileve të tyre në Instagram për të parë udhëtimet e njëpasnjëshme që ato bëjnë në vende të ndryshme ekzotike të botës.

Më e vogla nga to është 20 vjeçarja, Mimas, shkruan “Front Online”.

Ajo vazhdimisht publikon fotografi në rrjetin social Instagram.

Para 3 vjete, më 2018, ajo vizitoi Selanikun në Greqi. Këtu ishte edhe një vit më vonë më 2019, veçse në vendin e quajtur Chanioti. Një natë qëndrimi në villat Kasandra, sipas një kërkimi të thjeshtë në booking.com, shihet se kushton mbi 200 euro, shkruan “Front Online”.

Në 2020-n, mbase shkaku i pandemisë nuk shkoi fort larg, megjithatë luksit nuk iu nda. Pushimet i kaloi në Drymades, vend ky aspak i lirë, i ndodhur në Dhërmi.

Atje ajo ka pozuar madje brenda një jahti super super luksoz, shkruan “Front Online”.

Sugarja e Lutës këtë vit ia mësyu Lindjes së Mesme.

Ajo vizitoi Egjiptin, nga ku vazhdimisht reklamoi qejfin që po bënte e vendet e zonës që po vizitonte.

Si në këtë fotografi, ku shihet nën shoqërimin e një deve.

Me të, siç duket kanë qenë edhe dy motrat e saj, Kënga dhe Lotina, që po ashtu kanë ndarë me fansat momente nga atje, shkruan “Front Online”.

Lotina është goxha aktive në rrjetet sociale.

Në Instagram numëron afër 50 mijë ndjekës.

Ata shohin pothuajse çdo ditë fotografi të bukuroshes, të tilla si kjo kur mori pjesë bashkë me disa shoqe në festivalin e famshëm, UNUM në Shëngjin.

Të tri motrat janë bërë bashkë për pushime, dikund jashtë Kosovës – edhe këtyre ditëve, shkruan “Front Online”.

Megjithëse nuk dihet se ku, fotografitë që ato po postojnë janë dëshmi se bëhet fjalë për një vend tejet ekzotik.

Motrat Haziri me gjasë janë akoma me pushime, meqë Kënga ka postuar sot fotografi nga bregdeti.

Kënga sikurse dy motrat ndiqet jo pak në Instagram, nga rrafsh 30 mijë ndjekës.

Ajo përveç bregdetit bregdetit shqiptar dhe Egjipit, shihet te ketë vizituar edhe vende tjera si në këtë rast, Cyrihin e Zvicrës./FRONT ONLINE

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close