LAJME

Leonora Bunjaku kandidate potenciale e PDK-së për Gjilan, mbledhjen e kryesisë e zhvendosin në Stanishor

Sot, ishte paralajmëruar një takim i Kryesisë së PDK-së së Gjilanit ku pjesëmarrës do të ishte edhe Kryetari i PDK-së z. Memli Krasniqi.

Takimi ishte dakorduar të mbahej në ora 15:00. Pak para takimit ishte anuluar mbledhja e Kryesisë. Aty ishte paraparë për t’u diskutuar për kandidatin për kryetar të komunës së Gjilanit. 

Memli Krasniqi pavarësisht anulimit të takimit kishte ardhur në Gjilan. Ai dhe rreth dhjetë anëtarë të Kryesisë së PDK-së kishin vendosur që takimin e rëndësisë së veçantë ta kalojnë në Stanishor.

Nga zyret e Degës së PDK-së diskutimi është zhvendosur në tavolinat e “Kullave të Gjinajve” në Stanishor. 

Burimet e Gjilani SOT tregojnë se është injoruar Kryesia dhe si jo pak herë, për çështjet e rëndësishme të degës kanë vendosur vetëm disa persona.

Burimet e Gjilani SOT tregojnë se znj. Leonora Morina Bunjaku mund të jetë kandidate potenciale për Kryetar të Komunës së Gjilanit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close