LAJME

LAJMI I FUNDIT: Shpërthen një bombolë gasi në Gjilan

Një bombolë gasi ka shpërthyer prapa xhamisë së madhe, tek Argjendarët në Gjilan, raporton Gazeta Infokus.

Lexuesi që e ka dërguar foton ka thënë se nuk e di nëse dikush ka mbetur i lënduar nga ky shpërthim, por nga fotoja shihet se dëmet janë të konsiderueshme.

Shihet se në shuarjen e zjarrit kanë asistuar zjarrfikësit e qytetit.

Gazeta Infokus ka kontaktuar Policinë e Kosovës në Gjilan dhe është në pritje të informacioneve zyrtare për këtë rast.

/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close