LAJME

Aktivizohet prokuroria pas ankesave të banorëve në Gjilan, ndihen të rrezikuar nga ndërtimet e larta

Qytetarët e Gjilanit thonë se ndërtimet e investitorit “Jaha Group”, kanë filluar të rrezikojnë jetën e tyre. Rrënimet përskaj shtëpive, për të hapur themelet e kësaj ndërtese, rrezikojnë shembjen e objekteve, sidomos tani pas vërshimeve të fundit.

Banori Afrim Lipovica, thotë se ai nuk po ndihet i sigurt as në shtëpinë e tij, ndërsa e rrezikuar se mund të i rrëzohet shtëpia ku banon shprehet edhe qytetarja Vina Ristiq.

“Si familjar nuk ndihem i sigurt në shtëpinë time, ka tri vite që nuk kamë qenë, jetoj jashtë shtetit. Këtë vit erdha në pushim, të shohë anëtarët e familjes, kalon pushimi me frik, kalon pushimi nëpër polici tu dhanë deklarata, nëpër prokurori, por masë, në lidhje me problemin tem nuk ndërmerr askush.”, ka thënë Lipovica.

“Po, po shumë të rrezikume. Edhe shiu tash qe u kon, vallahi tu flejt jo se shpija është e ndërtuar ne 92. Themeli nuk është i shpijes, 3 kateshe është edhe dheu mundet me leshu e shpija me shku”, ka thënë Ristiq për “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me këtë ndërtim, investitori “Jaha Group” janë të pajisur me leje ndërtimi.

Këtë të fundit, banorët e kanë kontestuar në Gjykatë, përmes padisë.

Pas vërshimeve të fundit, banori Bekim Nallbani thotë se kanë ftuar Inspektorët e Gjilanit dhe Policinë, të cilët e kanë konstatuar gjendjen në teren.

Sidoqoftë, nëse rrezikohet familja e tij, ai thotë këtë nuk mund ta kompensoj askush.

“Mirëpo këtu drejtoria e inspektoriat ka dalë, ka thanë që ky i plotëson, dmth e merr përgjegjësinë që çdo send çka do që të ndodhi këtu unë i kompensoj, fakt ky po kompenson, unë e harrova shpinë, po na jetojmë aty, po qysh ma kompozon një njeri? Zot mos e ban me ndodh aty, një gërvishtje një fëmijë, na flemë aty, ndodh natën shembja, na mbyt krejtve aty. Qysh mi kthen qata persona.”, thotë Nallbani./Media Ndërtimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close