LAJME

Astrit Gashi: Lutfi Haziri është duke dalur shumë fuqishëm në sondazhe

Dje, në RTV Dukagjini, më saktësisht në debatin – debat plus, gazetarët dhe analistët kanë trajtuar zgjedhet e ardhshme lokale, transmeton Gjilani SOT. https://gjilanisot.com/2021/07/17/kompanite-e-sondazheve-vershojne-gjilanin-ja-disa-nga-te-dhenat/

Gjilani SOT para pak ditësh kishte raportuar për sondazhet e fundit të cilat kanë të bëjnë me zgjedhjet lokale. Pavarësisht që ne nuk kemi dhënë shifra, kemi treguar se Lutfi Haziri ka gjasat shumë të mira për të fituar edhe një mandat.

Dje, gazetari Astrit Gashi duke u thirrur në disa sondazhe ka treguar se Lutfi Haziri dhe LDK është duke dalur shumë fuqishëm në qytetin e Gjilanit. Sipas gazetarit Astrit Gashi, Lutfi Haziri momentalisht është më mirë në sondazhe se Gazmend Muhaxheri në Pejë.

Sipas tij, momentalisht Arben Vitia fiton pa balotazh në Prishtinë e gjithashtu Ardian Gjini fiton pa balotazh në Gjakovë. Poashtu ai tregoi se garë e fuqishme do të jetë mes PDK-së dhe VV-së në Prizren dhe Mitrovicë, por në Ferizaj sipas të gjitha gjasave Agim Aliu do të fitojë me lehtësi përsëri sepse të gjithë analistët e vlerësuan lart punën e tij. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close