LAJME

Kompanitë e sondazheve vërshojnë Gjilanin, ja disa nga të dhënat

Kompanitë e sondazheve tani e disa javë kanë qëndruar në qytetin e Gjilanit. Burimet e Gjilani SOT tregojnë se të paktën dy kompani kredibile të cilat merren me matjen e opinionit publik kanë qëndruar në Gjilan.

Para konfirmimit apo rikonfirmimit të kandidaturave, partitë politike kanë qenë shumë të interesuara të dijnë për disponimin e qytetarëve.

Gjilani SOT ka të dhënat e sondazheve, mirëpo për shkak të politikave të kompanive të cilat nuk dëshirojnë t’i bëjnë publike rezultatet, ne duhet t’i respektojmë dhe të mos i publikojmë.

Ajo çfarë mund të themi është se Lutfi Haziri është rikandiduar pasi në sondazhe ka dalur me gjasa të mira për ta fituar edhe një mandat. Alban Hyseni ka mbështetje, por sipas informatave nga disa anketues ai e ka një hendikep momentalisht sepse nuk njihet shumë nga qytetarët e Gjilanit. Sa i përket PDK-së, kandidatura e z. Qemajl Mustafa do t’i jepte dinamikë tjetër garës, por pas tërheqjes së tij duket se PDK edhe nga të dhënat e disa sondazheve, do të jetë vendimtare sa i përket balotazhit.

Burimet e Gjilani SOT tregojnë se në pyetësorët e njërës prej kompanive të sondazheve, kanë qenë; Lutfi Haziri, Arbër Ismaili, Alban Hyseni, Qemajl Mustafa, Ilir Tahiri dhe Bajram Hasani.

Gjilani SOT mëson nga burime të sigurta se fryma e zgjedhjeve nacionale nuk është duke reflektuar edhe në zgjedhjet lokale. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close