LAJME

Berberi gjilanas në hall, i hyn uji brenda lokalit dhe i shkakton dëme

Rrebeshi i shiut dhe breshëri që kanë rënë sot në Gjilan kanë dëmtuar edhe disa lokale.

Njëri ndër ta është edhe lokali i Denis Vitisë, i cili ushtron profesionin e berberit.

Ai ka thënë se dëmet në lokal mund të jenë deri në 500 euro.

euro.

Vitija ka kërkuar nga Komuna e Gjilanit që të intervenojë pasi sa herë që bie shi, lokali i tij përmbytet nga uji.

“Për nja 15 minuta si ia nisi me ra shi, u mbush, lokali mu mbush me ujë. Sa herë që bie shi, më mbushet lokali me ujë, nuk mbetet as me punu as për kurrgjo. Unë kam kërkesë për komunën me bo një zgjidhje, me heq këtë ujë se nuk shkon kështu…”, ka thënë ai për KALLXO.com.

Më poshtë gjeni pamje nga lokali i Vitisë, i cili është mbushur me ujë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close