LAJME

Soliteri për shumë vite ishte simbol i qytetit të Gjilanit; pyetjet: ku je? dhe përgjigjet: te soliteri ishin të shpeshta

Qyteti i Gjilanit në vitin 1974. Në këtë vit gjilanasit ndërtuan soliterin që po krenohen nga viti 1973 deri në ditët e sotme. Për shumë vite soliteri u bë simbol i qytetit, siç ishte edhe përmendorja e luftarit të panjohur.

Me 1974 e larguan ëmbëltoren ku ishte Qosa, që ishte transferuar nga qendra, e rrënuan internatin (konviktin) e vjetër. Rrahim Ibrahimi nga Velekinca ishte mjeshtëri kryesor i ndërteses, kryepunetori i organizatës ndërtimore “Soliter”.
Ishte ndërtesa e parë me tepër se 5 kate në Gilan. Në katin e parë ishin: “Bankos”, vetëshërbimi, shitorja e këpucëve “Borovo” dhe Lublanska banka.
Në ndërtesë u vendos lifti (ashensori) i parë në qytet, fëmijët u kënaqën duke shëtitur me lift poshtë e lartë. Në numrin 49 të banesës me 1979 banonte dr. Mehmetali Azemi, pediatër.
Në katin e fundit Radio Gilani, që më parë kishte qenë te ndërtesa e zjarrfikësve. Hakiu dhe Agroni në misketë të radios punonin, ndërsa gjatë verës me 1977 udhëheqja muzikën argëturese dhe serioze.
Lifti kohë pas kohe nuk punonte, të moshuarit që banonin kishin vështirësi nëpër shkallë në krahasim me objektet tjera.
Disa herë me gazetarin Islamin dhe Xhevatin bëja foto nga zyrat e Radio Gilanit. Drejtorët ndërroheshin.
Kështu, soliteri u bë atraksion turistik për ata që nuk kane njohuri për turizem. /Nga dr. Shevqeti, editori: N.B./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close