LAJME

Pleqtë e fortë të Gjilanit, që 20 vjet zgjohen në 5 të mëngjesit për të bërë ushtrime

Një grup i vullnetarëve gjilanas vazhdimisht dalin dhe bëjnë ushtrime në Stanishor. Shumica prej tyre janë mbi moshën 65 vjeçare, por ka edhe prej tyre që janë mbi moshën 80 vjeçare.

Ata shprehen se këtë e bëjnë edhe për t’u relaksuar, edhe për anët e dobishme shendetësore. Ata shprehen se tani e 20 vjet ata dalin dhe ushtrojnë, transmeton Gjilani SOT.

Një i moshuar i moshës 80 vjeçare shprehet se “lumi unë që e kam këtë energji dhe i apeloj të tjerët të bëhen sikur unë me dal në mal”.

Ata gjatë ushtrimeve argëtohen edhe me muzikë. Disa prej tyre kanë ardhur edhe nga Zvicra për t’iu bashkangjitur shokëve të tyre çdo mëngjes.

VIDEO: https://www.facebook.com/GazetaExpress/videos/1064316103900502

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close