LAJME

Qemajl Mustafa “godet” komunën për shkollën e Agrobiznesit: Rrjeti kriminal i Lutfi Hazirit përfshinë; hetues e prokurorë

Ish kryetari i Komunës së Gjilanit ka reaguar ashpër ndaj disa veprimeve të Komunës së Gjilanit për shkollën e Agrobiznesit. Ai në një shkrim për Gjilani SOT, ka treguar disa detaje të pathëna sa i përket shkollës së Agrobiznesit në Gjilan. Po ju sjellim reagimin e plotë:

Paradokset e Gjilanit

SHKOLLA MODEL E AGROBIZNISIT U BË SHEMBULL MODEL I MARRËZISË KOMUNALE NË KRYE ME LDK-në e Lutfi Hazirit DHE ME SEJMENËT E TIJ!

Para disa muajsh e patëm kundërshtuar me argumente në kuvendin e komunes vendosjen e dy anëtarëve të komisionit për rekrutimin e kandidatëve për drejtorët e institucioneve shkollore në Gjilan (sepse të tretin edërgon MASHT). Janë vendosur në kundërshtim me udhëzimin administrativ të MASHT 15/2019. Këta dy anëtarë, janë aktivista të LDK-së e kryesuesi i komisionit (….) ishte edhe drejtor politik i Lutfi Hazirit. Këta dy anëtarë s’mund të jenë të paanshëm në vendimet e tyre asësesi.
Ky anim, jo që shihet qartë por është për keqardhje në rastin e “zgjedhjes” së drejtorit të shkollës së agrobiznesit “Arbëria”.
Komisioni nuk i plotëson kriteret e kualifikimit dhe të çertifikimit minimal për pozitat e kërkuara të drejtorëve dhe që të dy ishin dhe janë aktivistë të njohur të LDK-së (neni 5 i udhëzimit).
Drejtori nuk e plotëson kriterin e profilit profesional per shkollat profesionale por as nivelin e përgatitjes qysh e kërkon udhëzimi (neni 4).

Por, që të tretë e plotësojnë kushtin themelor të pashkruar të kryetarit të komunës – janë klientë të rrjetit të tij të interesit. Janë dorë e zgjatur e klanit kriminal të Lutfi Hazirit me diversitet interesant brenda tij. Aty, brenda klanit të kryetarit ka policë hetues e kryepolicë, aty ka prokurorë e kryeprokurorë, aty ka tagrambledhës e reketaxhi të bizneseve të Gjilsnit dhe aty është një grumbull i tërë drejtorësh e zyrtarësh që e kanë zhvatë ashiqare dhe hiç pa dhimtë bugjetin publik të komunës rrafsh qe tetë vjet me radhë. Ndonjë i ndershëm, në këtë mes e në këtë klimë, mund të jetë fenomen tepër i rrallë – është dukuri ekzotike!.

Një qeveri komunale gjatë viteve 2008 deri 2014, e udhëhequr nga PDK, e ndërton dhe e përparon Gjilanin me përcaktim të plotë zhvillimor, me shumë qef e me plotë vullnet dhe një tjetër pas saj e udhëhequr nga LDK, e rrënon dhe e shkretnon poashtu me përcaktim të plotë, “me plotë qef e me plotë vullnet” e pa pikë turpi. E bën këtë pa u skuqur kurrë dhe pa u ndalur kurrë që nga Janari i vitit 2014 e deri më sot!

Për një shoqëri sadopak vigjilente, kjo është vërtetë alarmante. Qeveria e tashme e komunës së Gjilanit është koncentrue veç në akte populliste që nuk ishin aspak prioritet i lartë i shoqërisë tonë. Si subjekt politik.opozitar që ishim gjashtë vite në qeverisje të Gjilanit dhe që e ndjen thellë frymëmarrjen e komunës tonë, e përshëndesim dhe e miratojmë investimin e hyrjeve të qytetit me katër korse. E miratojmë edhe asfaltimin e rrugëve në qytet e fshatra, sikur që e miratojmë edhe vendosjen e shpejtë e pa ndonjē “rend e vend” të shtatoreve, të bustave e të simbolikave tjera në zonën e ngushtë urbane e që do të mbeten trashëgimi e jona historike e kulturore . A janë bërë këto investime më së miri? Aspak Jo. A janë bërë me vendime të kuvendit e me ekspertizën e duhur? Poashtu Jo. Por, sidoqoftë, janë investime që komuna do të duhej me i bë vit pas viti, heret ose pak më vonë.
Qeveria komunale nuk bëri ndonjë akt tjetër të dalluar e që ishte vërtetë nevojë e menjëhershme e qytetarëve dhe që e përmirësonte kualitetin e jetës së tyre. E bëri pikërisht të kundërtën. Projekti MIRUSHA u vonua përtej çdo kufiri logjik e premtimet e kryetarit përgjatë fushatave të tija pompoze të vitit 2013 e 2017 për sanimin e plotë të furnizimit të qytetit e të fshatrave me ujë të pijshëm si dhe të sistemimit të ujërave të zeza, në mendjen e qytetarëve mbetën vetëm kujtime (gjithësesi të hidhura) për mashtrimet serike që atyre u bëri kryetari i tyre.
Ne PDK, si subjekt politik i dy mandateve qeverisëse që ishim dhe që u angazhuam sinqerisht dhe mjaftë shumë për ta bërë Gjilanin qytet dhe komunë me perspektivë të qartë administrative e zhvillimore e ndjejmë për obligim politik por para së gjithash e ndjejmë si ibligim qytetar që të flasim për devijimet dhe ngecjet të cilat kryetari Haziri dhe suita e tij qeverisëse i bënë me qëllim të keq e me paramendim. Kurrë nuk po e gjejmë përgjigjen e duhur pse një kryetar komune duhej të sillej në këtë mënyrë?!
Këto devijime e stagnime që Lutfi Haziri ia bëri komunës tonë, asaj do ti kushtojnē së paku një decenie vonesë në rrugën dhe në dinamikën demokratike e zhvillimore që ne e trasuam gjatë viteve 2008 deri 2014. Kjo do të duhej të jetë e patolerueshme për një shtet sadopak ligjor, sadopak demokratik e sadopak zhvillimor.

Këto veprime nuk po i sanksionon sistemi ynë shtetëror i drejtësisë sepse është pikërisht sistemi, pjesë e të cilit është kryetari Haziri që po e ushqen një logjikë të tillë frenuese e rrënuese dhe po e mban vehten ende gjallë.

Krimi, që tashmë është bë modë ta quajmë “me këmisha të bardha e me kravata” (por shpesh edhe pa kravata e pa kmisha t’bardha por i kamufluar nën moton e “punëve t’hajrit”) ia ka zënë frymën nderit, punës së mirë e përkushtimit. Rrjeti i krimit është etablue fortë mirë në komunën tonë dhe është i shtrirë kudo. Edhe në komunë, edhe në polici, edhe në prokurori, edhe në ATK… Atij i priu tetë vite me radhë vet kryetari i komunës Lutfi Haziri.
U kërkojmë falje shumë sinqerisht zyrtarëve, menagjerëve, ndonjë hetuesi, prokurori e gjykatësi që për qëllim jetsor e ka ndershmërinë, integritetin dhe shtetin e mirë të fëmijëve dhe nipave e mbesave të tyre. Ka të tillë. Janë pak në numër dhe janë shumë të penguar e të margjinalizuar por ata nuk jepen. Ata nuk dorëzohen asnjëherë. Atyre patjetër do t’ju takojë nderi e lavdia sepse dita e kusuritjes vjen heret ose pak më vonë.
Por, shoqëria e jonë e vuajtur dhe fisnike (por mjaftë e ngathtë në reagim), më në fund ka fillue me u mërzitë nga një sjellje kaq fyese e kaq shpërfillëse e politikajve që i zgjodhi me votën dhe me besimin e saj.
Bazuar në vullnetin dhe përcaktimin e kësaj shoqërie të datës 14 Shkurt të këtij viti për ta dënuar të keqen brenda nesh, të shpresojmë që njëjta ka me ndodhë në Gjilan dhe kudo në komunat tona. Me vendosmëri, me përgjegjësi qytetare e atdhetare duhet me i dërgue në shtëpi (e besa shumë prej tyre në gjykata) kryetarët dhe zyrtarët e lartë të komunave tona. Por, poashtu duhet me i konfirmue dhe me i rikonfirmue me plotë vendosmëri e me plotë zemërgjërësi ata që punuan mirë, ata që punën e bënë përnime e me plotë zemër gjatë qeverisjeve të tyre me komunat tona.

Kryetari i Gjilanit e goditi rëndë zhvillimin e komunës duke ikur nga prioritetet e shoqërisë së Gjilanit e që ishin:
I.
Një qytet e komunë plotësisht e hapur, tolerante, multietnike e demokratike, e pa politizuar, me qytetarin e motivuar, me qytetarin aktiv e të angazhuar…një komunë e mjaftueshme dhe e dashur për të gjithë ne dhe për të gjithë ata që e vizitojnë, qē duan të punojnë në të ose që janë kalimtarë të rastit nëpër të.

II.
Një qytet dhe komunë e zhvilluar në harmoni me përcaktimet e saja afatmesme dhe afatgjata zhvillimore (PZHU e PZHK) për jetë të qetë, të shëndetshme, të sigurtë, të kulturuar, sportive e të begatshme të qytetarëve të tij.

II.
Një komunë me perspektivë zhvillimi në radhë të parë në edukim, në lidhjen e ngushtë të edukimit me ekonomine, me bujqësinë, me fshatin, me administratën lokale e shtetërore, me shëndetësinë dhe me vet edukimin si gjenerator i dijes për të gjitha fushat.

Kësaj here do të flasim për shkollën e mesme profesionale të agrobiznesit “Arbëria” në Gjilan. Do të flasim për shkollën tonë të mirë e cila ra në duar të kqia dhe e zuri fati i lig.
Kjo shkollë profesionale, bazuar në strategjinë zhvillimore të komunës e të rajonit të hartuar nga komuna dhe nga Agjensioni Zhvillimor Rajonal i rajonit të lindjes (AZHR Lindja) ishte prioritet i lartë i qeverisjes së PDK e AKR nē vitet 2008 deri 2014.
Me qasjen e duhur të kryetarit të atëhershëm, të drejtorit të bujqësisë e zhvillimit rural dhe në përgjithësi të qeverisë komunale, me përkushtim të veçantë, me vullnet e me disiplinë të jashtëzakonshme, ne i bëmë kurreshtarë donatorët e vendeve mike nga BE të cilat me dijen, me eksperiencën dhe me financat e tyre u bënë partnerët tanë të besueshëm dhe e ndihmuan ngritjen infrastruturore, ngritjen me pajisje dhe ngritjen edukative të shkollës tonë të agrobiznesit e cila u bë model për Kosovë e më gjërë.
Ishte organizata e qeverisë së Danimarkës DANIDA e cila u përkushtua në mënyrë të veçantë dhe më së shumti në ngritjen e shkollës tonë. Edhe Swiss Contacti Zvicran në etapa të ndryshme dhe së fundmi edhe BE e ndihmuan shkollën dhe kjo është për mirënjohje të përhershme patjetër.
Kjo shkollë, që tashmë e kishte themeluar një traditë të mirë të punës (sepse prindërit tanë na kishin rritur neve dhe e kishin ushqyer qytetin pikërisht nga puna në bujqësi), e mori hovin e duhur me zhvillimin e saj. Kuvendi i komunës përgjatë viteve 2008 e 2010 i ndau tokë të mjaftueshme jashtë qyteti për punë praktike të personelit e të nxënësve dhe me ndihmën e DANIDËS e ndërtuam edhe objektin e ri të saj që kushtoi mbi një milion euro. Vazhdoi konsolidimi i mëtejmë i shkollës me laboratore e me kabinete. U investuan serrat për kultivimin e luleve, perimeve e bimëve tjera për edukim të teknikëve e të agronomëve të ardhshëm. U investuan pemishtet poashtu. DANIDA investoi edhe në mekanizim bujqësor për punë sa më profesionale, sa më të lehtë dhe sa më moderne.
Donatori nga Danimarka, i cili ishte ardhur në shkollën tonë përmes ministrisë së arsimit të RKS (pas hulumtimit nëpër disa komuna), duke e parë bashkëpunimin e sinqertë dhe përkushtimin e plotë të komunës tonë, vazhdonte parreshtur me investime. Ata vazhduan dhe e investuan minifarmën e lopëve qumështore dhe hapsirat për trajtimin e qumështit dhe të mishit. Qëllimi i qeverisë daneze ishte tepër fisnik e dashamirës. Ata donin që tekniku i ynë i agrobiznesit të aftësohej plotësisht për punën praktike e cila e priste atë në farmat, në arat, në pemishtet, në serat e në bletaritë e komunës e të rajonit. Ata donin që jo vetëm Gjilanit e rajonit por tërë Kosovës t’i jepnin një krah të fortë zhvillimi në fushën e bujqësisë e të bizbesit të lidhur me prodhimin agrar.
Ne u siguruam transportin e rregullt nxënësve dhe personelit të shkollës sepse ne ishim përcaktuar që këtë shkollë ta rrisnim në vazhdimēsi për ti shërbyer rritës së prodhimit dhe të përpunimit bujqësor në Gjilan, në rajon dhe kudo në Kosovë.
U përcaktuam seriozisht për hapat që duhej marë në prezentimin dhe promovimin e drejtimeve profesionale 7të shkollës qysh nga klasa e tetë e shkollës fillore por edhe kudo në komunitet për ti bindur familjet për perspektivën e mirë të fënijëve të tyre nëse e ndjekin këtë shkollë.

Në ndërkohë u ndërrua pushteti lokal dhe ndrroi tërësisht “moda” e qasjes si ndaj shkolles ashtu edhe ndaj donatorit tone te madh e te çmuar DANIDËS. Vetëm një kryetar tepër i kompleksuar dhe tepër dashakeq ka mundur me e goditë zhvillimin e shkollës “Arbëria” ashtu qysh e goditi Lutfi Haziri.

Me këtë shkollë ngjau sikur që ndonjëherë u ngjet arave e kopshtijeve tona me ngrysjen e përnjëhershme të motit i cili eskalon me derdhje të pamëshirshme të breshërit dhe me shkatërrim të bereqetit për verën aktuale. Dallimi është se dëmi që Lutfi Haziri i bëri komunës dhe kësaj shkolle është shumëvjeçar dhe vështirë i riparueshëm.

Në vend të rritës e të zhvillimit të shkollës, sot ajo ka vetëm 185 nxënës në 22 paralele (më pak se 9 nxënës për secilën paralele).
Çka është edhe më keq, me arsyetimin se numri i nxënësve në këtë shkollë është i vogël (sepse me neglizhencën dhe mosdashjen e tij, vet ai e zvogëloi) e mbylli shkollën e re dhe nxënësit i ktheu në qytet dhe i privoi thuaja në tërësi nga mundësia e punës praktike në aktivitetet e shkollës sepse nuk ua ka sigurue as transportin me shkue deri në punishte.

Ashtu qysh e politizoi krejtë komunën me punësime e me angazhime të përkohëshme e të përhershme të militantëve në administratë, në arsim e në shëndetësi, me mega posterat e ish presidentit Ibrahim Rugovës në qendër të qytetit e të AR Katanës (në sheshin e Rexhep Malës e të Nuhi Berishës), ashtu qysh e ndaloi botimin e monografisë së Gjilanit, ashtu qysh e ngujoi në sirtar projektin e studjuar të zonës rajonale ekonomike aq shumë të nevojshme, ashtu qysh i harroi premtimet e tij për investimet në ujërat e komunës, në arsim, në shëndetësi e në bujqësi… me të njëjtën qasje dhe fare lehtësisht e bëri degradimin total dhe po e çon drejtë shuarjes shkollën aq të nevojshme e të pritur të agrobiznesit të Anamoravës.

Për fund, për me e mbyllë storien dhe me e argumentue motivin e Lutës për emrimin e drejtorit rrënues të kësaj shkolle (sepse nuk është zgjedhje) po e theksojmë që drejtori i emruar (Xhelal Jetishi) është militant politik i Lutfi Hazirit. Ishte kandidat i LDK për këshilltar në KK edhe në vitin 2013 edhe në 2017. Ishte edhe në komisionin e aksionerëve të PPP “EcoHigjiena” si i preferuar i kryetarit. Bashkëshortja e tij është prokurore në Gjilan (e Lutës patjetër i duhen shumë prokurorët sepse është rrush me dosjet e krimit të vërtetë sistemor). Më tej, Luta e ka “rehatue” me punësim djalin e këtij drejtori (Gjentian Jetishin, në shkollën e muzikës) ndërsa renë e tij (Arlinda Jetishi) në institucionin parashkollor në lagjen Dardania.
E tani, para se me i mbarue mandati e ka ndërtue terrenin me e punësue edhe vajzën e drejtorit, Kaltrina Jetishin si psikologe në DKA. Përndryshe, vajza e tij është edhe reja e drejtorit të shërbimeve publike Naser Korçes e që është i emruar politik i Lutfi Hazirit.
Thonë “katundi që shihet, kallauz nuk don”!. Edhe e vërteta për rrënimin e shkollës së agribiznesit “Arbëria” kurrëfarë kallauzi tjetër nuk don përveç dy akterëve të këtij shkrimi. Ata janë Lutfi Haziri dhe dora e tij rrënuese, Xhelal Jetishi. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close