LAJME

Dikur në qytetin e Gjilanit janë mbajtur garat çiklistike, shumica ishin prodhim i firmës ‘Pretis’ nga Subotica

Gjilan 17 maj 2021 – Qyteti i Gjilanit në vitin 1963. – Garat çiklistike në rrugën kryesore të qytetit. Rruga ku u mbajt gara ishte me kubëza, ditë e diel. Biçikletat, që atëherë i thoshin velispic, shumica ishin prodhim i firmës ‘Pretis’ nga Subotica (yugoslavia).

Numri i biçikletave në qytet ishte i kufizuar. Hajdari i ‘mulla’ Avdës e kishte sjellur biçikletën e parë me 1957. E kishte dekoruar çdo pjesë të biçikletës, kishte vënë pasqyrë ekstra. Kalonte rrugës me elegancë. Më vonë edhe Enveri në kadastër ishte merakli i biçikletës. Pastaj rinia preferonte biçikletën ‘pony”. Ky lloj biçiklete ishtë në modë disa vite, u bë trend i kohës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close