LAJME

Gjilanas mbahuni, brenda javës pritet të rriten çmimet e naftës dhe benzinës për 10 deri 15 cent

Gjilani SOT ka raportuar vazhdimisht për rritjen sistematike të çmimeve. Pavarësisht që kreu i Shoqëtës së Naftarëve ka thënë se do të ketë rritje të theksueshme, ai nuk ka dhënë shifra. Por, burimet e Gjilani SOT brenda Shoqatës së Naftarëve tregojnë se çmimet e naftës dhe benzinës pritet të rritën për 10 – 15 cent.

Kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani, ka thënë se kjo rritje është e imponuar nga tregjet ndërkombëtare.

“Momentalisht çmimi i naftës për dizel sillet nga 1.10 euro, ndërsa për benzinë deri në 1.20. Sa i përket rritjes së çmimeve dihet që kjo është e përcaktuar nga berza ndërkombëtare dhe Organizata Prodhuese e Naftës (OPEC). Ka reduktim të prodhimit në nivel global dhe si rrjedhojë kemi rritje të çmimit në mënyrë automatike. Prandaj, ditëve në vijim pritët që çmimet e derivateve të kenë rritje të theksuar”, ka deklaruar Berjani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close