LAJME

Vazhdon rritja e çmimeve, shteti s’ka kontrollë, dyneri nga 1 euro bëhet 1.20 në Gjilan

Rritja e çmimeve është duke i shqetësuar qytetarët anekënd Kosovës. Autoriteti i Konkurrencës dhe Institucionet e Kosovës nuk janë duke e ndërmarrë asnjë hap në drejtim të parandalimit të rritjes së çmimeve në mënyrë të organizuar, transmeton Gjilani SOT.

Gjilani SOT ka raportuar vazhdimisht për rritjen e çmimeve. Nga rritja e çmimeve në kafiteritë e Gjilanit e deri tek rritja e çmimeve në marketet e Gjilanit e nuk është përjashtuar edhe rritja e energjisë elektrike dhe derivateve të naftës.

Këtë javë në mënyrë të organizuar është rritur edhe çmimi i dynerëve nga 1 në 1.20 euro.

Rritja e çmimeve në shumë produkte po e rëndon xhepin e qytetarëve. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close