LAJME

‘Berberët’ kanë diskutuar për ta bërë çethjen 5 euro e rrojen 2-3 euro në Gjilan

Çmimet janë duke u rritur në shumë produkte dhe shërbime transmeton Gjilani SOT.

Gjilani SOT vazhdimisht alarmuar opinionin publik me rritjen masive të çmimeve; nga vaji, uji e lëngjet në kafiteritë e qytetit, materialet ndërtimtore, por edhe energjisë elektrike e derivateve ku për këto dy të fundit ekspertët e ekonomisë dhe shoqatat përkatëse kanë alarmuar opinionin publik se do të rriten çmimet.

Gjilani SOT ka kuptuar se flokëtarët (berberët) kanë diskutuar që disa lokale ta bëjnë çmimin e çethjes së flokëve 5 euro ndërsa rrojën 2 ose 3 euro. Këtë ia ka konfirmuar një flokëtar redaksisë Gjilani SOT në kushte anonimiteti.

Disa qytetarë janë ankuar tek Gjilani SOT duke thënë se çmimi veçse ka filluar të rritet; në disa lokale ku çmimi ishte 2 euro për çethjen është bërë 3 euro, ndërsa rroja nga 1 në 2 euro.

Burimet e Gjilani SOT tregojnë se lokalet e flokëtarëve ku i frekuentojnë të rinjtë mund të bëhet 5 euro dhe jo tek të gjitha lokalet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close