LAJME

Automobilin e parë të udhëtarëve në Gjilan e solli Sylejman Demiri në 1932

Automobilin e parë të udhëtareve në Gjilan e solli në vitin 1932 mjeshtri Sylejman Sylë Demiri, mekanik, kurse pas tij edhe serbët Zarkoviq e Vitkoviq, të cilët posedonin automjete transportuese.

Mjeshtër Syla në aktivitetin e tij qe i suksesshëm dhe themeloi auto ndërmarrjen transportuese firmën me emrin “Riziq” e cila në prag të luftës së Dytë Botërore, posedonte mbi 40 automjete, si minikombi, kamionë dhe vetura me të cilat transportonte njerëz në tërë regjionin e Gjilanit, duke përfshirë edhe Bujanocin, Vrajën dhe Ferizajin.

Pas përfundimit të luftës së Dytë Botërore, pushteti komunist ia konfiskoi Sylë Demirit të gjitha automjetet thuhet në librin e historianit Aliriza Selmani: ”Gjilani qendër e Anamoravës nga themelimi deri në gjysmën e parë të shekullit XX”./rajonipress/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close