LAJME

ALO POLICIA: A vlenë ligji edhe për misionin e OSBE-së, në Livoç tejkalim në vijë të plotë

Misioni i OSBE-së ofron mbështetje për institucionet demokratike dhe pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrje si dhe promovon të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Por, një lexues i Gjilani SOT ka dërguar një video në redaksinë tonë, ku dëshmohet një veturë e misionit të OSBE-së me targa OSCE 787MK duke tejkaluar në vijë të plotë në një kthesë mjaft të rrezikshme.

Qytetarët e Kosovës vazhdimisht po denohen konform dispozitave ligjore në rast të shkeljeve të njejta të ligjit. Njësoj si për qytetarët edhe për misionet ndërkombëtare duhet të vlejë ligji.

Shpresojmë që organet kompetente të shqiptojnë gjobën konform dispozitave ligjore.

VIDEO:

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close