LAJME

Alban Hyseni mesazh Lutfi Hazirit: Sot rrethuam Komunën e cila është zonë e krimit

KOMUNIKATA E VV-së:

Sot, koordinatori i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan Alban Hyseni, së bashku me asambleisten Krenare Latifi Kqiku, përmes konferencës për media prezantuan gjetjet e Raportit të Zyres Kombëtare të Auditimit për Komunën e Gjilanit. Konferencës i parapriu aktiviteti i shpalosjes së banerit dhe vendosja e shiritit me të cilin aktivistët rrethuan zonën e krimit.

Gjetjet që u prezentuan ndër të tjera janë:- Në 77% të rasteve të testuara në kategorinë e Mallrave dhe Shërbimeve janë gjetur shkelje!- Zyrtari vlerëson tenderin, i njëjti menaxhon tenderin!- Fitues tenderi pa plotësuar kushtet e përcaktuara!- 700.000 € të shpenzuara pa projekte!- Mbi 180.000 € të paguara nga kategoritë e gabuara ekonomike!- Komuna pa plan vjetor për mbështetje financiare për OJQ-të.- 40.000 € të planifikuara për mirëmbajtjen teknike të objekteve, mbi 700.000 € të shpenzuara!- Planifikon 10.000 € për një projekt, e shpenzon mbi 130.000 €.- 7 fatura në vlerë prej mbi 26.000 €, u paguan 30 ditë pas skadimit të afatit.Për më shumë detaje, Raportin e Auditorit mund ta gjeni në linkun më poshtë:https://www.zka-rks.org/…/RaportiAuditimit_K_GL_2020…

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close