LAJME

Shoferi i furgonit i cili hyri në park, vdes pasi pësoi sulm në zemër derisa po voziste

Një person ka vdekur sot pas një sulmi në zemër që pësoi derisa po voziste në Gjilan, shkruan Gazeta Sinjali.

Shoferi i furgonit, 53-vjeçar u përplas në parkun e qytetit dhe vdiq pas arrestit kardiak.

Spitali Rajonal i Gjilanit e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali vdekjen e tij dhe kanë thënë se shoferi i automjetit ishte sjellë pa shenja jete në spital.

Mjekët e spitalit në një përgjigje të shkurtë kanë deklaruar për Sinjalin se trupi i pajetë është marrë nga familja pas konstatimit të vdekjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close