LAJME

Pa arsye logjike projektohen nënkalime në Autostradën e Gjilanit

Është dashur të përfundojë në dhjetor të vitit që lam pas, por autodtrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë po vazhdon të këtë pengesa gjatë procesit të ndërtimit.

Tetë kompani kanë fituar tender për t’i asfaltuar 8 lotët te autoudhës me gjatësi 23 km.

88 milionë euro do t’i kushtojë buxhetit të shtetit autostrada në lindje.

“Ndërtimi i autostradës së Gjilanit është përcjellur me shumë probleme që nga fillimi i saj. Gabime e mangësi në projekt, pa shqyrtime gjeologjike e në shumë pjesë as shënimet gjeodezike nuk përputhen, mandej shemben skarpatat e dalin punë shtesë.”, ka treguar zv.ministri i Infrasktruturës, Hysen Durmishi gjatë inspektimit të tij në zonën ku po ndërtohet kjo autostradë.

Nënkalime të projektuara në vende pa asnjë arsyetim logjik e mungesë nënkalimesh në rrugët egzistuese që i lidhin fshatrat, është konstatimi i Durmishit për ndërtimin e autostradës që deri më tani janë paguar vetëm 47 milionë.

“Vonesa në shpronësime e gabime në elaborate të shpronësimit.

Të gjitha këto e shumë e shumë të tjera i gjetëm kështu. Tani po e bëjmë të pamundurën që t’i zgjidhim një nga një.”, tha zv.ministri Durmishi gjatë asfaltimit të llotit numër 2 në gjatësi prej 2.5km.

“Do të mobilizohemi që t’i evitojmë problemet e punimet të zhvillohen në të gjitha llotet dhe të përfundojnë sa më parë.”, ka thënë ai.

Javë më parë, Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës Betim Reçica dhe tre zyrtarëve të tjerë, Isa Berisha, Leonora Limani dhe Mirdit Emini, lidhur me akuzat për keqpërdorime në tenderin për autostradën e Gjilanit./Media Ndërtimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close