LAJME

Mbi 32 mijë ndërtime pa leje në Komunën e Gjilanit, renditet menjëherë pas Prishtinës

Regjistri i ndërtimeve pa leje në Kosovë vazhdon të jetë në shifra alarmante.

352.836 është numri i ndërtimeve pa leje që janë të shënuara në regjistrat e organizatës “EC Ma ndryshe”.

Sipas kësaj organizate procesi i legalizimit të ndërtimeve është përcjell me ritëm të ngadaltë dhe numri i aplikimeve, ashtu edhe numri i ndërtesave të legalizuara janë simbolike në raport me numrin e objekteve pa leje në regjistrin përkatës.

Prishtina, ka mbi 46 mijë ndërtime pa leje, pas saj renditet Ferizaj me mbi 32 mijë sikurse Gjilani.

Mamusha, Zubin Potoku, Leposaviqi  janë komunat që kanë më së paku ndërtime pa leje, përderisa Parteshi sipas statistikave të “EC Ma Ndryshe”, nuk ka asnjë ndërtim pa leje.

“EC Ma Ndryshe ka kërkuar informata nga 30 komuna të Kosovës lidhur me procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje, ku 23 prej tyre kanë ofruar të dhëna lidhur me rrjedhën e deritanishme të trajtimit të ndërtimeve pa leje. Bazuar në të dhënat e pranuara prej 23 komunave, del se deri në mars të vitit 2021 janë pranuar gjithsej 5,758 aplikime për legalizim, prej të cilave 2,178 janë legalizuar, ndërsa 1,148 janë në listë të pritjes dhe 38 kërkesa janë refuzuar.”, shkruan në raportin “Legalizimi i ngadaltë i ndërtimeve pa leje”.

Në vitin 2016, sipas regjistrit të ndërtimeve pa leje në Kosovë janë evidentuar 352,836 ndërtime pa leje, prej të cilave, deri në atë vit janë legalizuar 8,461 sosh.

Raporti i “EC Ma Ndryshe”, shkruan se Pandemia, sikurse edhe numri i kufizuar i stafit administrativ dhe përvoja e pamjaftueshme në këtë fushë, bashkë me aspektet e pazgjidhura të çështjeve pronësore, mos informimi i duhur i qytetarëve, janë disa nga faktorët e procesit të ngadaltë të legalizimit të ndërtimeve.

Pandemia ka ndikuar në rënie të numrit të kërkesave dhe mosinteresim të qytetarëve për legalizim. “EC Ma Ndryshe” i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura, përfshirë edhe fushata të informimit, në mënyrë që ky proces mos të dështojë, sikurse vite më parë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close