LAJME

Qemajl Mustafa: Unë do të kandidoja, por e kam një proces gjyqësor që nuk po përfundon kurrë

P artia Demokratike e Kosovës (PDK) do ta zgjedh kryetarin e saj të ri me 3 korrik të këtij viti.

Vendimin e Kryesisë për mbajtjen e Konventës Zgjedhore po e quan të gabuar Qemajl Mustafa.

Kryetari i degës së PDK-së në Gjilan thotë se partinë duhej ta drejtonte akoma, Enver Hoxhaj, të paktën deri pas zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor 2021.

“Unë mendoj që ka qenë dashtë mos me e prek, aktualisht PDK me vazhdu me prof.. Enver Hoxhajn, sepse ujërat sado pak janë të qeta në parti edhe me vazhdu me konsolidim të situatës nëpër degë sepse disa nga degët në PDK nuk janë mirë nga proceset e kalume zgjedhore”, deklaroi Mustafa për “Front Online”.

Tash kur kjo punë veçse ka marrë “kapak”, Mustafa, druan se mbajtja e zgjedhjeve të brendshme do të ndikojë në rezultatin e jashtëm zgjedhor të PDK-së nëpër komunat ku do të garojë.

“Këtu e krejt atë dronë e kam, që ky proces ka me shkaktuar turbulenca të cilat kanë me ndiku në proceset lokale zgjedhore, ani pse elektorati atje rezenon krejt ndryshe nga zgjedhjet, nga procesi për zgjedhjet nacionale, njerëzit atje lidhen për figura lokale, për emra në listat për asamblenë lokale dhe për kandidatët për kryetar të komunave”, u shpreh Mustafa për “Front Online”.

Politikani gjilanas që e udhëhoqi qytetin për 6 vjet beson se do të fitonte prapë nëse partia do t`ia besonte rikandidimin.

“Në Gjilan ka kuadro p.sh unë kam qenë njëri prej atyre që do të duhej me u kthy me konkuru, unë e kom një hendikep te unë është një proces gjyqësor duke u zhvillu kohë të gjatë nuk po përfundon kurrë, edhe tash kemi mbetur pak si peng”, vlerësoi Mustafa për “Front Online”.

Megjithatë me ose pa të, ky shprehet i bindur se PDK-ja do të shkojë në balotazh në Gjilan./Front Online/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close