LAJME

Një lagje urbane e qytetit ende jeton në fotografi; arkitektura tërheqëse që u rrënua nëpër vite

Shumëkush do të pyeste ku është ky qytet, ku është kjo lagje e bukur urbane! Ndoshta do të kërkonte në qytet po nuk do ta gjente askund arkitekturën tërheqëse që u rrënua nëpër vite…

Gjilan, 28 maj 2021 – Qyteti i Gjilanit në vitet 1948 dhe 1980. – ‘Begler mëhalla’, vendi ku dikur ishte tregu i gjelbër deri ne vitin 1976. Me 1949 e rrënuan konakun e Rauf Begut që ishte djali i Mustafa Pashë Gjinollit. Kohët po ndryshonin, kishte ardhur sistemi i ri.

Në ndërtesën, e cila ishte ndërtuar me 1964 banonin kryetari i Gilanit, Fahredin Behxheti dhe trajneri i KF Crvena Zvezda, Mishko Berisavljeviq. Në ndërtesë, në pëdhese ishte “Jadran Perast” ku punonte Raif Berisha, pastruresi i rrobeve të familjes Kastrati dhe axha Raif, pemëshitës. Vllada “Biku” kishte kafeterinë, ishe adhurues i birrave, kishte nënkrahun me tatua.

Sa here kam “vjedhur” aromën e gjellërave të kuzhinës popullore “Proleqe” të Milaim Zeqirit. Pas vitit 2000, familja Zeqiri u shpengulë në Sarajevë. Por, për mua ishte impresive shtëpia e ‘mulla’ Ahmetit, e cila ishte me ngjyrë të bardhë. Më kujtohet sheshiri i tij, palltoja e gjatë ku në xhepin e brendshëm mbante darët për nxjerrjen e dhëmbëve. Këtë e përjetova me 1962 në oborin që kishte dalje brenda me një shkallë.

Si ta harroj Mita Radivojeviqin, futbollistin e Zvezdës së Gjilanit që ishte mësimdhënës dhe futbollist që luante në mbrojtje. Ishin ditët e lavdishme të Zvezdës kur në vitin 1963 ishte kampion i Kosovës.

Zeqë milici kishte motorin ‘BMë’, qarkullonte si polic në rrugët e Gjilanit. Sela Gjinolli e kishte shtëpinë në kënd, kohë pas kohe e vizitoja si nxënës i fillores. Ishin ditët kur ne fëmijët komunikonim shumë me njëri-tjetrin. Te shtëpia e ‘mulla’ Ahmetit dyqanin e kishte Mehmet Dizdari, djali i Dautit që ishte gjuetar i njohur. Shumë gjëra ndryshuan, shume banorë të kësaj lagjeje u larguan.

Tregu i gjelbër u transferua, kujtimet u rrudhen, emocionet me ‘presë’ politke u shtypën, shtëpia e mallrave u be vend takimi i gilanaseve. /Nga dr. Shevqeti, editori: N.B./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close