LAJME

Filmoi veten dhe të miturën duke bërë seks në Gjilan, 39-vjeçari publikon pamjet në internet

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Gjilan, i cili dyshohet se ka bërë incizim derisa ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur dhe të njëjtat pamje i ka shpërndarë, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali nga burimet brenda Policisë, i dyshuari SH.F, 39-vjeçar, nga fshati Veleknicë i Gjilanit, në muajin qershor ka shpërndarë disa incizime në një faqe interneti, ku shihet duke kryer marrëdhënie me një të mitur në motelin “Dardania” në Gjilan.

Incizimet ai i ka shpërndarë në një faqe të internetit. Për këtë ngjarje ai dyshohet se ka kryer veprën penale “fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close