LAJME

Aksidenti fatal në Uglar, policia dhe një qytetar shpëtuan jetën e tre personave (FOTO)

Policia e Kosovës dhe një qytetar kanë shpëtuar jetën e tre personave nga vetëaksidenti që ndodhi dje në Uglar të Gjilanit, ku mbeti e vdekur një grua.

Vetura me katër persona kishte rënë në lumin “Marova” dhe policia pasi ka marrë informatën ka dalë në vendin e aksidentit.

Në përpjekje për t’i shpëtuar të aksidentuarit, që kishin rënë në lum, policët së bashku me një qytetar nga Uglari kanë hyrë në lum dhe kanë arritur të shpëtojnë tre të aksidentuarit që ishin ngujuar dhe fundosur , nga automjeti i përmbysur në këtë lumë.

Me këtë akt , policia dhe qytetari i kanë nxjerr të gjallë tre të aksidentuarit dhe i ka dërguar menjëherë në spitalin e Gjilanit për trajtim mjekësor.

Policia me këtë rast falënderon gjestin human dhe shembullor të qytetarit Arben Shabani i cili rrezikoi jetën e tij për t’i shpëtuar të aksidentuarit, transmeton Klan Kosova.

No description available.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close