LAJME

Fabrikat dikur prodhonin e mbanin shumë familje në Gjilan, tani pjekin çebapa e pleskavica…!

Siç duket në fotot e dr. Shevqetit, fabriika dhe oxhaku tregojnë se brenda saj dikur prodhohej për treg, për mirëqenien e shumë punëtorëve e familjeve të tyre, për mirëqenien e ekonomisë së Gjilanit e të Kosovës. Ndërkaq, sot, fabrika nuk punon, makinat janë shitur e është ndryshue qëllimi për çka ishte ndërtuar e kishte punue.
Ky është ndryshim për mbrapsht, kthim prapa, sepse në vend të fabrikave që prodhonin, tash njerëzit duhet të mendojnë si të fitojnë kur nuk ka punë!
Kosova në vend të punishtës që prodhonte të mira për mirqënien e popullatës, tani është kthyer në treg plaçkash të huaja dhe pothuaj pa vlerë e me çmime të papërballueshe.

***
Në vend të fabrikave tani kafene, restorante, hotele, lokale nate apo kazino…, “jetë moderne” me jetue “pa punue e me mashtrim”, bleje 2 euro shite 10 euro, kjo është “ekonomia e Kosovës” sot!

Njëri hyri në market dhe i kërkoi një punëtori aty që t’i sillte te arka për pagesë dy komplete coca cola – kanaçe, dhe një komplet me shishe vaji, për vajin i tha punëtorit “gjeje më të lirin se e kam për çebapa e pleskavica në lokal për myshterinj!” – E kapi duke mërmëritur ndër dhëmbë në drejtim të punëtorit të marketit: “Qe demokracia, sot e mora diplomën (dëftesën e quajti diplomë) e shkollës fillore, atëherë nuk ma dhanë se nuk shkova në shkollë!”

Mbërtheu biçikletën dhe pasi vendosi pakot me coca cola dhe vajin, i dha një sy shikim punëtorit të marketit dhe ia tha: “Qe demokracia, je i lirë me ecën, me i grah (me e nga) biçikletës, liri sa të duash, kur e kemi pasur këtë ‘hijeshillak’…!”

E pra, liria dhe demokracia me logjikën e çebapxhiut është e barasvlefshme me lirinë e ecjes me biçikletë ose në këmbë, me shkue te dyqani e me përgatit çebapa e pleskavica me vajin me cilësinë më të dobët për myshterinj, thuase diksuh ndonjëherë e ka ndaluar lirinë e ecjes ose bërjen e çebapave! /Foto nga dr. Shevqeti, teksi nga N.B./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close