LAJME

“Çfarë po ndodhë në Malishevën e Gjilanit, hajnat futen në 30 shtëpi”

Riad Rashiti nga Malisheva ka alarmuar opinionin publik dhe policinë e Kosovës, për rastet e vjedhjes në fshatin e tij, transmeton Gjilani SOT.

Ai ka thënë se në të paktën 25-30 shtëpi hajnat janë futur brenda dhe në shumë të tjera kanë bërë përpjekje për një gjë të tillë. Ai u ka bërë thirrje policisë të ndërmarrin veprime konkrete në kapjen e tyre.

Ja postimi i plotë:

Thirrje publike Policisë së Kosovës, ndalni vjedhjet serike në fshatin Malishevë

Ka disa javë që nëpër fshatin Malishevë po vazhdojnë vjedhjet serike nga hajnat të cilët po i plaqkisin për çdo mbrëmje shtëpitë dhe po i shqetësojnë banorët gjatë natës, e në veqanti fëmijët.

Diku në rreth 25-30 shtëpi janë futur hajnat dhe kanë plaqkitur, e plotë raste tjera ka pasur edhe tentime për thyerje të shtëpive e lokaleve.

Mbrëmë janë parandaluar disa vjedhje fal reagimeve të banorëve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, por ende nuk ka asnjë rezultat në kapjen e hajnave.

Nata e mbrëmshme dhe parmbrëmshme vërtet kanë qenë shqetësuese për ne, perderisa detyrohen banorët tanë të kujdestarojnë rrugëve dhe fushave të fshatit duke u gjendur edhe pranë të shtënave me armë zjarri.

SOT E TUTJE, askujt ndaj banorëve të Malishevës nuk mund ti kërkohet llogari dhënie para ligjit nëse ndodh deri te ndonjë vrasje e hajnave nëpër shtëpitë dhe rrugët e Malishevës, këtë duhet ta ketë shumë të qartë Policia dhe Gjykata e Gjilanit, sepse prona dhe familja janë të shejta.

Por llogaridhënie duhet të japin institucionet e shtetit për mos efikasitet dhe për mos dënimin e meritueshëm të hajnave nga Gjykatat tona.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close